AKTUALITET, 11 Shkurt 2020, 10:36

Akuzohet për tre vepra penale, Agim Kajmaku sot para gjykatës

Akuzohet për tre vepra penale, Agim Kajmaku sot para gjykatës


Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku do të ketë sot seancën paraprake në Gjykatën Penale të Tiranës.

Kajmaku u denoncuar nga Partia Demokratike për fshehjen e dënimit në Greqi, ndërsa prokuroria dyshon se ai falsifikoi dokumentet duke vepruar si kryetar bashkie edhe pasi ishte shkarkuar nga KQZ-ja.

Kajmaku akuzohet për tre vepra penale” Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve, Falsifikim i Dokumenteve dhe Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës.

Gjykata do të vendos sot nëse çështja Kajmaku do të kalojë për gjykim, do të rrëzohet apo do të kthehet për hetime të mëtejshme.

Kajmaku ndodhet në arrati që nga momenti që u shpall në kërkim.

Pavarësisht se është në kërkim, kjo nuk e ka penguar Ministrinë e Brendshme t’i japë tenderë kompanisë së bashkëshortes së tij.