TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në Shkodër dhe në Durrës dhe ka vënë në shënjestër katër persona, të cilët duhet të bëjnë deklarimin e pasurisë që kanë.
Sipas OFL-së, shtetasit që duhet të justifikojnë pasurinë janë Erogen Brajoviq, Denis Brajoviq, Saimir Gjipali dhe Alket Hatija.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”- njofton OFL.
NJOFTIMI
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– Erogen Brajoviq, banues në Shkodër, për të cilin Gjykata e Lartë e Podgoricës, Mali i Zi, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijim i organizatës krīminale”, “Vrāsja e mbetur në tentativë” dhe “Mbatja pa leje e ārmëve dhe eksplozivëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Malit të Zi;
– Denis Brajoviq, banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar krīminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krīminale apo grupi i strukturuar krīminal”;
– Saimir Gjipali, banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata për Krīmet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”;
– Alket Hatija, banues në Durrës, i dënuar nga Gjyakata për Krīmet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.