AKTUALITET, 12 Qershor 2020, 11:09

Ndërron jetë i moshuari nga Durrësi me koronavirus, shkon në 36 numri i viktimave


Ndërron jetë një 71 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv.

Sipas ministruisë, i moshuari i prekur me Covid-19 ishte i shtruar prej më shumë se dy javësh në spital.

“Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh”, tha Eugena Tomini sot.

Deri tani janë shënuar 36 humbje jete. Përkatësisht viktimat janë në: Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1.