AKTUALITET, 12 Qershor 2020, 12:31

“Hape derën!” Maturantët tentojnë të futen tek Ministria e Arsimit, ndërhyn policia

“Hape derën!” Maturantët tentojnë të futen tek


Maturantët ditën e sotme po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit për provimin e gjuhës shqipe, që sipas tyre ishte tezë abstrakte dhe e pa formuluar mirë.

“Kërkojmë përsëritje provimi. Teza nuk ishte e formuluar mirë” shprehet një nga maturantët.

Maturantët janë grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit dhe kanë tentuar që të futen brenda ambienteve për tu takuar me përfaqësues të Ministrisë.

Maturantët dëgjohen teksa thërrasin “Ministria e Turpit”, ndërkohë që kërkojnë që të rishikohet provimi i Gjuhës Shqipe, pasi sipas tyre ishte formuluar me zgjedhje subjektive.

Ndërkohë punonjësit e policisë po zmbrapsin maturantët, por ata janë të vendosur në qëllimin e tyre.