AKTUALITET, 12 Qershor 2020, 11:14

Gjashtë raste të reja me koronavirus në Pukë

Gjashtë raste të reja me koronavirus në Pukë


Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmua 31 raste me koronavirus.

Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se nga rastet e reja, gjashtë prej tyre janë në Pukë.

ISHP njoftoi se 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.

Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon:

Tiranë, 8 raste në,

Pukë, 6 raste

Shkodër, 5 raste

Vlorë , 5 raste

Durrës, 2 raste në,

Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 199

Shkodër 45

Krujë 32

Kamëz 23

Durrës 15

Pukë 7

Lushnje 6

Vlorë 6

Elbasan 3

Mat 2

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1

Lezhë 1

Berat 1

Ura Vajgurore 1.