AKTUALITET, 12 Qershor 2020, 10:47

11 të infektuar me koronavirus në Shkodër

11 të infektuar me koronavirus në Shkodër


Shkodra ka qenë një nga vatrat e nxehta të COVID-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë qytet janë shënuar 11 raste të reja.

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus.

Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme u konfirmuan me koronavirus 44 persona. Mes të infektuarve 9 janë personel shëndetësor.

Sakaq, shkoi në 35 numri i të vdekurve, pasi dje humbi jetën një 59-vjeçar nga Lushnja.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 1001.