AKTUALITET, 23 Dhjetor 2020, 21:26

Oerd Bylylbashi tregon me video si trajtohen qytetarët në Durrës: Kjo është fytyra e qeverisjes vendore. Si kjo, gjithë Shqipëria

Oerd Bylylbashi tregon me video si trajtohen qytetarët në Durrës:

Oerd Bylykbashi poston një video në Facebook, ku tregohet kryeministri Rama në një takim me kryebashkiaken Sako. Sipas tij, pushteti bashkiak në Durrës nuk ka dalë nga vota e popullit, por është emeruar nga Kryeministri Edi Rama.

Në video tregohen edhe qytetarët që ankohen se nuk gjejnë zgjidhje për problemet e tyre.

STATUSI I PLOTE

Kjo eshte fytyra e qeverisjes vendore ne Durres. Si kjo eshte ne te gjithe Shqiperine.

Nje pushtet bashkiak qe nuk ka dale nga vota e popullit por eshte emeruar nga Kryeministri Edi Rama dhe ka fytyren e tij. Nuk eshte pushtet nga populli ‎dhe as per popullin. Eshte pushtet mbi popullin. I qendron mbi kurriz me taksa, gjoba, fatura afrofe sherbimesh qe nuk i marrin, vjedhje me tendera, koncensione, leje ndertimi qe po u zene frymen durrsakeve.

Askush nuk e njeh kryetaren kukull te bashkise qe kur i vjen padroni nuk guxon as te ulet ne karrigen e saj.‎ Bashkia nuk egziston per qytetaret. Bashkia nuk pyet per ta sepse jane vetem statistike dhe subjekte per tu taksuar e rrjepur. Durrsaket per bashkine e Kryeministrit nuk jane shtetas por NENshtetas, nuk kane te drejte as te ankohen.

Bashkine do t’ia shkulim nga kthetrat kesaj klike grabitqare ‎dhe do t’ia kthejme durrsakeve.