TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi e konsideron lajm të shkëlqyer emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
“Lajm i shkëlqyeshëm! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare”, – shkruan ai në Twitter.
Reagimi vjen ndërkohë që sot kreu i shtetit dekretoi Përparim Kalon si anëtar të gjashtë të kësaj gjykate, e cila bëhet funksionale, ndërsa pritet të miratohet shumë shpejt edhe anëtari i shtatë, i cili ka kaluar procedurat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Pas vendimit ka pasur një “lumë” përgëzimesh nga komuniteti ndërkombëtar për këtë çështje. Asnjëri prej tyre nuk përmend faktin se për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese u anashkaluan edhe kërkesa të ligjit që thotë se për çdo vend vakant duhet të jenë 3 kandidatura kur në fakt Parlamenti kishte vetëm 1 emër në listë ndërsa Presidenti 2 të tillë.