TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbi 16 milionë raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani në të gjithë botën, më saktë, 16,264,048 nga të cilët kanë ndërruar jetë 648,966 sipas të dhënave të OBSH. Kjo e fundit është mjaft e shqetësuar për shifrat e larta që rriten çdo ditë në botë, të cilat janë mjaft shqetësuese.
“Pandemia e koronavirusit vazhdon të përshpejtohet. Në gjashtë javët e fundit numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 është dyfishuar”-tha në një konferencë drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Të enjten bëhen gjashtë muaj nga shpallja e urgjencës globale shëndetësore’- tha më tej, drejtori i OBSH-së. SHBA-ja është vendi i parë në botë për sa i përket numrit të të infektuarve me COVID-19 po ashtu të rasteve me vdekje.
Deri tani në SHBA janë regjistruar 4,234,140 persona të prekur nga koronavirusi nga të cilët kanë ndërruar jetë 146,935. Pas SHBA-së është Brazili me 2,419,091 të infektuar dhe 87,004 të vdekur. Në vend të tretë është India me 1,435,616 të infektuar me koronavirus dhe 32,771 të vdekur.
Më pas është Rusia me 811,073 të infektuar dhe 13,249 të vdekur. Situata është mjaft shqetësuese edhe në Afrikën e Jugu e cila ndodhet në vendin e pestë me 445,433 të infektuar dhe 6,769 të vdekur.