SPORT, 15 Prill 2021, 14:35

Objektivi i PSG-së, zyrtarizimi i rinovimit të Neymarit para përplasjes me City-n

Objektivi i PSG-së, zyrtarizimi i rinovimit të Neymarit para

Te PSG janë të shqetësuar për të ardhmen e “yjeve” Mbappe dhe Neymar. Parizienët janë përpjekur për një kohë të gjatë, më shumë se një vit, për t’ia mbushur mendjen brazilianit të nënshkruajë një kontratë të re, por, për momentin, nuk ka një marrëveshje.

Me dëshirën gjithnjë të pranishme të lojtarit për t’u kthyer te Barcelona, në Paris po bëjnë ç’është e mundur që ai të qëndrojë. “L’Equipe” shkruan këtë të enjte se kampionët në fuqi të Francës i kanë vënë qëllim vetes që marrëveshja e re me “Ney”-n të zyrtarizohet para përplasjes së parë me Manchester City-n, në gjysmëfinale të Championsit, më 27 ose 28 prill.

ky është kufiri që është vendosur për të arritur objektivin në zyrat e klubit francez, ku Nasser Al Khelaïfi po punon shumë për të afruar palët.

Një element tjetër, që zbulon “L’Equipe”, është se marrëveshja, që aktualisht është në tryezë, në pritje për t’u firmosur, e lidh Neymarin dhe PSG deri në vitin 2027, kur sulmuesi të jetë 35 vjeç. Kjo është një rrethanë e pazakontë pasi në këto raste, për shkak të moshës dhe profilit të klubit dhe lojtarit, nuk nëshkruhen marrëveshje më afatshkurtra.

Ndoshta kjo ka të bëjë me strategjinë e PSG-së për të bindur Neymarin, i cili në këtë kohë pandemie vështirë se do të gjente një klub tjetër që do t’i plotësonte kërkesat e larta ekonomike.

Download WordPress Themes Nulled and plugins.SHARE TWEET SHARE EMAILRECOMMENDED FOR YOU

Video-analisti / “Kursi i FSHF, mundësi shumë e mirë për të mësuar një profesion të ri”FSHF letër KOKSH-it, të shtyhet asambleja zgjedhore!Gjendet shkaku i ecurisë jo të mirë të Man. United në “Old Traford”, e kuqja e ndezur!