TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona e re “harron” humbjen “e rëndë” në “El Clasicon” e fundit duke “shkurorëzuar” Realin e Madridit nga maja e 20 klubeve më të vlefshme në botë. Renditja e hartuar nga Forbes i vlerëson “blaugranat” me një vlerë prej 4.76 miliardë dollarë. Në vendin e dytë janë pikërisht “Los Blancos” që vlerëson si klub 4.75 miliardë dollarë, pra me një diferencë shumë të vogël me Barcelonën. Në podium, në shkallën më të ulët, është Bayerni i Mynihut me një vlerë 4.215 miliardë dollarë.
Njëzet klubet me më shumë vlerë kanë pësuar një rritje prej 30% krahasuar me renditjen e fundit të botuar dy vjet më parë, pavarësisht një rënieje të xhiros mesatare prej 9.6%.
Klubi i parë italian në renditje është Juventusi, por i njëmbëdhjeti në renditjen e përgjithshme me vlerë 1.95 miliard, me një rritje prej 29% krahasuar me dy sezone më parë. Pak më poshtë Interi, i 14-ti, me 743 milionë, (+11%) dhe Milani, i 16-ti me 559 milionë (-4%), i cili i paraprin Romës së vendit të 17-të me vlerë 548 milionë (-12%).
20 klubet me vlerën më të madhe