SPORT, 14 Prill 2021, 23:04

Champions League/ Liverpooli dhe Borussia e Dortmundit nuk ia dalin, Reali e Manchester City në gjysmëfinale

Champions League/ Liverpooli dhe Borussia e Dortmundit nuk ia dalin, Reali e

Nuk ka surpriza në dy përballjet e fundit çerekfinale të Championsin League. Reali i Madridit dhe Manchester City kualifikohen në gjysmëfinale ku do të përplasen respektivisht “Los Blancos” me Chelsea-n dhe "Citizens" me PSG-në.

Skuadra e Zinedine Zidane, rekordmene e titujve të fituar në këtë kompeticion madhor për klube, barazoi 0-0 në “Anfield” ndaj Liverpoolit dhe falë suksesit 3-1 në ndeshjen e parë avancon në raundin e parafundit të turneut.

Nuk gabon as Manchester City, që mposhti më përmbysje 1-2 Borussian e Dortmundit në “Signal Iduna Park”. Me të njëjtin rezultat ekipi i Guardiolës kishte triumfuar edhe në takimin e parë në “Etihad”. Bellingham zhbllokoi rezultatin në favor të verdhezinjve në pjesën e parë, por Citizens kthyen gjithçka në favorin e tyre në fraksionin e dytë me golat e Mahrez dhe Foden.