SPORT, 14 Prill 2021, 22:25

Racizmi ndaj Ibrahimovicit, UEFA dënon Crvena Zvezdan

Racizmi ndaj Ibrahimovicit, UEFA dënon Crvena Zvezdan

UEFA ka vendosë të dënojë Crvena Zvezdan për sjelljet raciste dhe fyerjet ndaj Zlatan Ibrahimovicit në ndeshjen me Milanin (2-2), e zhvilluar në Beograd në muajin shkurt në fazën e 1/16 në Europa League.

Klubi serb do të jetë i detyruar të luajë dy ndeshjet e ardhshme në në turnetë europiane pa praninë e tifozëve (ndeshja e dytë me kusht).

Siç raportohet nga media serbe, Crvena Zvezda do të duhet të luajë ndeshjen e parë të radhës në nivelin europian duke promovuar sloganin “NoToRacism” me logon e UEFA-s. Në të njëjtën kohë, ekipi i Beogradit u gjobit me 25 000 € për shkeljen e protokollit të sigurisë për shkak të pandemisë së Koronavirusit.