SPORT, 12 Prill 2021, 14:36

Merkatoja dhe e ardhmja e pasigurt, shkaqet e nervozizmit të Ronaldos

Merkatoja dhe e ardhmja e pasigurt, shkaqet e nervozizmit të Ronaldos

Në Champions gjërat shkuan keq me Porton, logo e titullit kampion, që po shqepet dalëngadalë nga fanella dhe që udhëton me shpejtësi drejt Interit, një e ardhme e trajnerit e paqartë dhe zëra për një ndryshim strukturor në nivel klubi që mund të ndryshojë fytyrën e menaxhimit të Juves, një merkato blerjesh që kushtëzohet shumë si nga rezultatet ashtu dhe nga pandemia, dhe që nuk është se premton mundësi të mëdha investimi.

Një kontratë, ajo e tija në skadencë pas një viti, me asnjë paralajmërim apo dëshirë të shprehur për rinovimin në horizont dhe një pagë që për momentin asnjë klub nuk është gati që t’ia garantojë.

Sipas mediave italiane, janë të gjitha këto pas shfaqjes publike të pakënaqësisë së Cristiano Ronalddos dhe gjithmonë duke iu referuar atyre nuk ka diskutim që portugezi në këto momente është nervoz, pasi e ardhmja e tij te Juventus për momentin është e paqartë.

Në nivelin personal, për një profesionist kaq të vëmendshëm për performancën tij, nuk ka arsye të veçanta për të justifikuar inatin, pasi në 37 ndeshje sezonale ka shënuar 32 gola, 25 prej këtyre në kampionat në 27 ndeshje të luajtura.