Kënga e fundit nga Mozzik, ‘Madonna’ jo vetëm që u kthye menjëherë në hit, por edhe u komentua nga të gjithë ndjekësit për shkak të tekstit ngacmues të tij.
Të shumtë kanë qenë fansat, mediat apo edhe kolegët që e kanë kritikuar Mozzik për vargjet e famshme që nuk u pritën mirë megjithatë kënga po dëgjohet kaq shumë sa për 1 javë ka grumbulluar plot 7.5 miionë klikime.
Megjithatë duket se komentet e ndryshme nuk e kanë bezdisur aspak Mozzik, i cili ka vendosur të sjellë një version të ri të saj.
Reperi ka publikuar pak minuta më parë një video ku shfaqet me Getinjon, të vëllain, dhe një mikun e tij duke kënduar vargjet e famshme mirëpo në një version tjetër.
‘O ta hangsha piii…ikën e zemrës, e ti ma hëngsh mu kaaa…stravecin’
“Madonna Remix”, ka shkruar Mozzik krah videos duke e shoqëruar me disa emoji të qeshurash.