LIFESTYLE, 2 Korrik 2020, 18:18

Nuk është Xhensila, Bes Kallaku zbulon bashkëpunëtoren më speciale në klipin e ri

Nuk është Xhensila, Bes Kallaku zbulon bashkëpunëtoren

Bes Kallaku është një ndër personazhet më aktiv të skenës shqiptare. Përveç se aktron, ai i ka hyrë fuqishëm edhe muzikës, ku herë pas here lançon videoklipe të reja. Sot, Besi pritet të lançojë këngën e tij të re të titulluar “Katunari gangsta”, të cilën e ka paralajmëruar përmes një foto në Instagram. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë gjyshja e tij Ija, që mesa duket do të jetë pjesë e videos. Ajo shfaqet më në formë se kurrë, teksa në duar mban një top bejsbolli. Nuk dihet nëse Ija do të këndojë, apo thjesht është pjesë e xhirimeve. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.
 
View this post on Instagram
 

#KTG

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku) on