AKTUALITET, 27 Gusht 2021, 14:14

Nuk tremben nga sulmet kamikaze, mijëra afganë dynden në Aeroportin e Kabulit

Nuk tremben nga sulmet kamikaze, mijëra afganë dynden në
Dy shpërthimet e djeshme kamikaze, të shënuara jashtë aeroportit të Kabulit, nuk i kanë trembur aspak qytetarët. Me mijëra janë drejtuar  brenda hapësirës së aeroportit, për t’u larguar nga vendi. Pamjet janë bërë virale nga gazetari i Wall News, Guy Elster. “Kështu duket dëshpërimi. Turma njerëzish në aeroportin e Kabulit këtë mëngjes, pavarësisht masakrës së djeshme. Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA po paralajmërojnë për sulme të reja”, shkruan gazetari. Kujtojmë se për ngjarjen e rëndë të një dite më parë, autorësinë e krimit e mori përsipër dega e ISIS në Afganistan. Deri më tani, 12 marinsa amerikanë dhe mbi 100 afganë raportohen të vdekur, ndërsa të lënduarit janë me qindra.