TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ishte ditën e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Thumbon”.
Bashkë me dy prezantueset, ish-ministrja ka folur edhe për solidaritetin që kanë koleget mes njëra-tjetrës në Parlament. Sipas Kumbaros, gratë ndjehen nën presion nga Partitë dhe për këtë arsye nuk i dalin në krah njëra-tjetrës.
“Ajo që më vjen keq. Meqë përmendët edhe faktin që ka gra në parlament. Ajo që më vjen keq është se gratë nuk kanë arritur atë solidaritetin që thatë ju. Edhe tek partia është patriarkale, është kryetari që vendos. Burrat e partisë që edhe pa thënë ushtrojnë presion që një grua nuk duhet të shprehi solidaritet me gruan e partisë tjetër. Më vjen ndër mend ajo shprehja aq idiote: Partia mbi të gjitha!,“-tha Kumbaro.
Shprehja e fundit, na sjell ndërmend një frazë nga një intervistë televizive e Ramës, gjatë debateve të krijuara brenda PS-së me Ben Blushin.
“Nuk mund të jesh dot në PS nëse nuk je me Shqipërinë, PS është krijuar për ti shërbyer Shqipërisë. Është një marrëzi kjo, ca pyetjet është kjo a je me Partinë apo me Shqipërinë. Nuk ka mundësi të jesh me partinë Socialiste dhe të mos jesh me Shqipërinë, është e pamundur,”-thoshte Rama asokohe.