AKTUALITET, 11 Nëntor 2019, 18:07

Tërmeti i fuqishëm trondit Francën, plagosen katër persona

Tërmeti i fuqishëm trondit Francën, plagosen katër persona

Një tërmet i fortë ka goditur Francën jugore ditën e sotme, me pasoja në njerëz dhe me dëme materiale. Tërmeti ra në rajonet e Drome dhe Ardeche, ndërsa qytetet ku u ndie më fuqishëm tërmeti ishin Monpelje dhe Lion.

Mediat franceze bëjnë me dije, se katër persona u plagosën nga tërmeti 5.4 ballë që goditi vendin.

Franca nuk bën pjesë në zonën më të rrezikshme të lëvizjes së pllakave tektonike, ndaj tërmeti i sotëm i ka tronditur të gjithë qytetarët franceze.