TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas paralajmërimit të INUK se sot në mëngjes ishte afati kur banorët e Astirit duhej të lironin banesat pasi do të zhvillohej aksioni për shembjen e tyre, banorët kanë dalë në protestë për ta kundërshtuar këtë vendim. Aksioni është shtyrë për nesër.
Burime bëjnë me dije INUK do të mbërrijë në orën 05:00 dhe aksioni për shembjen e banesave do të nisë një orë më vonë, pra në orën 06:00, ndërkohë që po në këtë orë do të mbërrijnë edhe mjetet e shërbimit zjarrfikës.
Mësohet gjithashtu se banorët do të qëndrojnë përgjatë gjithë natës në gatishmëri, dhe ashtu sikurse shihet në fotot e mëposhtme një grup i madh i tyre ndodhen në vendin ku protestojnë çdo natë.
