TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti socialist i Bolivisë, Evo Morales, ka dhënë dorëheqjen pas 13 vitesh në pushtet për shkak të akuzave se kishte manipuluar votat e qytetarëve.
Në një fjalim, i cili zgjati më shumë se gjysmë ore, Morales tha se do të tërhiqej për shkak të presionit që u nënshtrua atij nga qytetarët.
“Unë po jap dorëheqjen në mënyrë që vëllezërit dhe motrat e mia të mos përballen më me ngacmime, persekutime ose kërcënime,” tha Morales.
Morales kishte shërbyer dy mandate në të cilat edhe u përpoq për të kaluar një reformë kushtetuese përmes një referendumi në vitin 2016. Ai më pas detyroi Gjykatën Kushtetuese të vendit të fshijë kufijtë e afateve për të qëndruar në zyrë duke hapur një shteg për të mbetur në pushtet pafundësisht.