AKTUALITET, 11 Nëntor 2019, 17:03

Shqiptari në Itali kapet me kokainë dhe 30 mijë euro, ja çfarë ndodhi me të

Shqiptari në Itali kapet me kokainë dhe 30 mijë euro, ja

Policia italiane në Pistoia ka arrestuar një shqiptar 34 vjeç nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ai u arrestua pasi dyshohet se ka trafikuar kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga ka rënë shtetasi nga Shqipëria me inicialet A.M 34 vjeç, banues në Firence. Shqiptari u arrestua ndërsa ishte duke shëtitur në qendër të qytezës së Pistoias, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Karabinierët kanë sekuestruar makinën e shqiptarit që ishte marrë me qira dhe në të kanë gjetur 10 mijë euro të gatshme. Paratë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të kokainës.

Më pas në shtëpinë ku banonte, në Firence, policia gjeti edhe materiale të cilat i duheshin shqiptarit për të kryer aktivitetin e jashtëligjshëm. Forcat policore gjetën aty peshore, kokainë dhe të tjera pajisje që duheshin për trafikim të lëndëve narkotike, por edhe 20 mijë euro të tjera. Gjykatësi i çështjes vendosi të linte shqiptarin në “arrest shtëpie”.