SPORT, 28 Shtator 2021, 20:51

Interi nuk di si fitohet në Champions, Ajaksi nuk ka rivalë

Interi nuk di si fitohet në Champions, Ajaksi nuk ka rivalë

Interi nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola me Shaktar Donjetks duke mos e gjetur ende fitoren e parë në Ligën e Kampionëve.

Në pjesën e parë, ukrainasit ishin më konkretë, por Interi goditi traversën me Barelën dhe humbi një rast të artë me Xhekon që gaboi pak metra larg portës.

Në pjesën e dytë, skuadra e Inzagit ishte më e qartë duke humbur disa raste të pastra, por vetëm kaq. Interi merr 1 pikë duke komplikuar dhe më shumë situatën në Ligën e Kampionëve.

Në sfidën tjetër, Ajaksi mposhti 2-0 Beshitkashin duke vazhduar ecurinë e fitoreve në Champions, teksa holandezët marrin kryesimin e Grupit C me 6 pikë pas dy ndeshjesh.