TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrojtësi i Atalantës është i vetmi futbollist i Kombëtares Shqiptare që luan në Ligën e Kampionëve. 28-vjeçari i lindur në Zvicër, por pjesë e përfaqësueses sonë që prej vitit 2015 luan sezonin e tretë radhazi mes më të mirave të Europës.
Për sa i përket këtij sezoni, Gjimshiti luajti titullar në ndeshjen e parë ndaj Vijarealit ku Atalanta e tij mori një pikë të vlefshme, ndërsa në kampionat në barazimin 2-2 ndaj Interit u aktivizua në minutën e 60-të.
Ditën e sotme në mbrëmje shpresojmë që mbrojtësi kuqezi të jetë titullar në sfidën ku Atalanta do të presë në shtëpi ekipin zviceran të Jang Bojsit.