TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Superkupën Europiane me Chelsea-n, dhe Kampionatin Europian me Italinë, mesfushori Jorginho ka përfunduar në krye të listës së pretendentëve për Topin e Artë 2021.
Megjithatë italo-braziliani nuk shpërqendrohet dhe thekson se pavarësisht arritjeve deri tani e ëndrrës për të fituar "Topin e Artë", ka ende objektiva për të synuar deri në fund të vitit, si Nations League me Italinë dhe Botërori i Klubeve me Chelsea-n.
“Viti 2021 ka qenë i jashtëzakonshëm për mua, pasi kam fituar shumë dhe natyrisht që do të ishte një ëndërr të kurorëzohej me Topin e Artë. Megjithatë nuk dua të mendoj për të, pasi viti nuk është mbyllur ende dhe jam i përqendruar të fitoj edhe Botërorin e Klubeve me Chelsea-n dhe Nations League me Italinë”, deklaroi Jorginho.