SPORT, 29 Shtator 2021, 12:32

Kampion Bote në tetë kategori, Pacuiqao “var dorezat në gozhdë”

Kampion Bote në tetë kategori, Pacuiqao “var dorezat në
Kampioni i botës në tetë divizioni të ndryshme, Manny Pacquiao me një video në rrjetin social “Twitter” ka njoftuar pensionim e tij nga boksi. Kështu Pacquiao i jep fund karrierës së tij 26-vjeçar, ku në 72 ndeshje, fitoi 62, humbi 8 dhe barazoi 2. “Teksa var dorezat në gozhdë, dua të falënderoj gjithë botën, veçanërisht popullin filipinas që ka mbështetur Manny Pacquiao-n. Sapo dëgjova gongun e fundit,” shkruan legjenda e boksit në video. Ai nga tani e tutje do t’i dedikohet politikës, pasi tashmë ka kandiduar për president në Filipinë.