TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme është shënuar një "sukses" i padiskutueshëm i Policisë tonë të Shtetit, në tetë vitet e qeverisjes së Rilindjes.
Mësohet se është gjobitur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish deputetja Floida Kërpaçi, pasi janë kapur në flagrancë, duke mos e patur të vendosur maskën në rrugë. Të dyja zonjat, kanë marrë nga një gjobë prej tre mijë lek secila.
Kjo ngjarje madhore për mbarëvajtjen e rendit publik dhe luftën ndaj koronavirusit, është raportuar menjëherë nga gazetarja Doriana Bezat e News24.
Duke qenë se Monika, nuk bindet për mbajtjen e maskës, një sasi e konsiderueshme tre mijë lekshësh, pritet të shtohen në buxhetin tonë të shtetit, që për shkak të tërmetit dhe koronavirsit, ka sigurisht nevojë për çdo qindarkë.
Vetë Kryemadhi ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për këtë gjobë dhe se nuk ka parë asnjë polic në vendin ku ka qenë. Ajo shtoi se synimi i qverisë, është "spostimi i vëmendjes nga ajo që po ndodh në Kombinat".
/TPZ.al/