SPORT, 1 Shkurt 2020, 18:35

Liverpuli vazhdon marshimin drejt titullit, tani +22 nga Mançester Siti

Liverpuli vazhdon marshimin drejt titullit, tani +22 nga Mançester Siti

Liverpulit i është dashur të presë pjesën e dytë të ndeshjes për të siguruar një fitore ndaj Sauthempton e për të siguruar një rekord historik për futbollin anglez. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop ka çuar në 22 pikë diferencën ndaj Mançester Sitit, diçka që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e këtij kampionati.

Oksleid-Çambërlein hapi serinë e golave në fillimin e pjesës së dytë e më pas Henderson dyfishoi shifrat, para se Salah të fillonte spektaklin me dy golat e tij që vulosën shifrat 4-0. Kjo do të thotë se në pritje të Mançester Sitit që luan nesër, Liverpuli mbyll natën sot me 22 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt, një distancë e cila vendoset për herë të parë në historinë e kampionatit anglez dhe që tregon se çfarë diference të frikshme ka bërë skuadra e Klop me ndjekësit, edhe pse është vetëm dita e parë e shkurtit.

Rezultatet

Bornmuth-Aston Vila 2-1

37’ Billing, 44’ Eik / 70’ Samata

Kristal Palas-Shefilld Uensdi 0-1

58’ (ag) Guaita

Liverpul-Sauthempton 4-0

47’ Oksleid-Çambërlein, 60’ Henderson, 71’, 90’ Salah

Njukasëll-Noruiç 0-0

Uotford-Everton 2-3

10’ Masina, 42’ Pereira / 45’+1’, 45’+4’ Mina, 90’ Uollkot

Uest Hem-Brajton 3-3

30’ Diop, 45’, 57’ Snodgras / 47’ (ag) Ogbona, 75’ Gros, 79’ Marrei