TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çelsi dhe Leisteri janë ndalur në një barazim 2-2 pas një ndeshje shumë të bukur që dhuruan të dy ekipet në “King Power Stadium”. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, me nisjen e së dytës Çelsi ka kaluar e para në avantazh me një goditje me kokë të gjermanit Rudiger, pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Mason Maunt.
Goli ka zgjuar skuadrën e Leicesterit, që ka filluar të krijojë shumë volum dhe raste, përpjekje që u shpërblyen me dy gola brenda 10 minutash nga Barns dhe Çiluell. Pas kthimit të “dhelprave”, të dy skuadrat e kërkuan golin, por ishin përsëri Rudiger dhe Maunt, që krijuan golin e barazimit, me mbrojtësin, që dërgoi topin në rrjetë me një goditje shumë të bukur me kokë pas krosit të talentit. Një dopietë për mbrojtësin, që këtë sezon nuk e kishte gjetur asnjëherë rrugën e rrjetës.
Pas golit të Çelsit, Leicesteri kishte mundësi të kalonte për herë të dytë në avantazh, por ishte Barns, që gaboi përballë me Kabajeron, pas asistimit perfekt të Vardit. Pas kësaj ndeshje Leister qëndron në vendin e tretë dhe Çelsi në vendin e katërt, pa rrezik për t’i ndryshuar pozicionet edhe pse kundërshtarët kanë një ndeshje më pak.