SPORT, 1 Shkurt 2020, 18:22

Benzema thyen mallkimin ndaj Atletikos, Reali shkëputet në krye

Benzema thyen mallkimin ndaj Atletikos, Reali shkëputet në krye

Real Madrid mbrojti sot kreun e renditjes sot në një duel të fituar 1-0 përballë Atletikos së Madridit, një sfidë shumë e veçantë pasi dihet rivaliteti i ndezur brenda qytetit.

Goli i fitores i skuadrës së Realit erdhi në minutën e 56-të të sfidës kur Mendi nga krahu i majtë e gjeti atë saktësisht në zonë, për të çuar rezultatin në 1-0 me një gjuajtje të thjeshtë përballë Oblak, i cili kishte bërë disa ndërhyrje vendimtare deri në ato minuta.

Për Benzema, ky ishte goli i parë që shënonte ndaj Atletiko Madrid në “Santiago Bernabeu” pas 16 ndeshjesh të luajtura ndaj kësaj skuadre në impiantin legjendar të “los blancos” duke thyer një tabu të mirëfilltë të karrierës së tij. Me këtë fitore, Reali çoi në 6 pikë diferencën nga Barcelona që e ndjek në vendin e dytë në renditje.

Real Madrid-Atletiko Madrid 1-0

56’ Benzema