TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milani do të presë ditën e nesërme në shtëpi Veronën, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të këkrtojnë vetëm 3 pikët, për të vazhduar serinë e fitoreve radhazi.
Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë, kjo edhe për shkak se pritet të mungojnë tre lojtarë që e kanë ndihmuar shumë ekipin në ndeshjet e fundit.
Gjatë konferencës për shtyp, tekniku Pioli ka thënë se Ibrahimoviç, Kjaer dhe Kruniç, prej dy ditësh janë me grip dhe vështirë të grumbullohen për ndeshjen e nesërme.
Një problem ky shumë i madh për Milanin, pasi në ndeshjet e këtij viti, prezenca e Ibrës në formacion, ka pasur një impakt pozitiv te kuqeinjtë, të cilët në 6 ndeshje të zhvilluara këtë vit kanë marrë 1 barazim dhe 5 fitore.