AKTUALITET, 7 Qershor 2021, 11:53

“Nuk më ke dhënë floririn”, çfarë ndodhi dy ditë para vrasjes së ish-dhëndrit nga ish-vjehrri

“Nuk më ke dhënë floririn”, çfarë ndodhi

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi tre ditë më parë në vendin tonë ku Mexhit Picari ekzekutoi me armë zjarri ish dhëndrin e tij Kudret Saliaj.

Abc raporton se dy ditë para vrasjes autori dhe viktima ishin konfliktuar me njëri tjetrin, pasi ky i fundit i kishte nxjerrë rrobat nga shtëpia ish nuses së tij.

Ndërkohë autori i kësaj ngjarje Mexhiti ka pretenduar se rrobat e së bijës mungonin, dhe mes tyre dhe disa bizhuteri floriri nuk ishin.

Në deklaratën e tij para grupit hetimor autori i kësaj ngjarje Mexhit Picari thekson se ka qenë vetëm në lokal kur ka ndodhu ngjarja, por nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë duket se ka qenë i shoqëruar nga vajza e tij dhe ish bashkëshortja e viktimës Dhurata Saliaj.

Gjithashtu ai ka deklaruar se para ngjarjes Kudreti sapo ka hyrë në lokal e ka ofenduar atë dhe të bijën dhe në atë moment ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë e më pas ka ikur me taksi nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë prokuroria për Kudretin dhe vajzën e tij ka kërkuar arrest me burg, nesër në orën 9:15 do të jepet masa e sigurisë.

Bashkëshortja e autorit në një prononcim për mediat një ditë pas ngjarjes ka theksuar se Kudreti e dhunonte dhe ka tentuar që ti vrasë bashkëshortin me kamion.

Ndërsa 32 vjeçarja ish bashkëshortja e viktimës, në deklaratën e saj para hetuesve ka thënë se Kudreti e dhunonte dhe shpesh herë e ka kërcënuar se do e vriste.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes vetëm 10 minuta para seancës gjyqësore për ndarjen mes çiftit Kudret dhe Dhurata Saliaj, prindër të tre fëmijëve të mitur.

Ish vjehrri e ka vrarë me pesë plumba në mes të kafes ku ishin ku i plagosur ngeli dhe avokati i 40 vjeçarit.