TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në të njëjtën ditë kur në bregdet nis aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje, policia është vënë në lëvizje në të gjithë vendin.
Bëhet fjalë për Elbasanin ku një 44-vjeçar është arrestuar pasi u konstatua duke kryer ndërtime pa leje në fshatin Bradashesh dhe në momentin e ndërhyrjes së policisë bashkiake, ka ushtruar dhunë ndaj njërit prej tyre.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: S. Ll., 44 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje e organeve përkatëse.
Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Elbasan, shtetasit P. Gj.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.