AKTUALITET, 7 Qershor 2021, 11:01

Trump: Joe Biden dhe e majta radikale po shkatërrojnë Amerikën

Trump: Joe Biden dhe e majta radikale po shkatërrojnë Amerikën

“Joe Biden dhe e majta radikale po shkatërrojnë vendin”.

Këto janë fjalët e ish presidentit amerikan Donald Trump gjatë mbylljes së konvetës së Partisë Republikane në Karolinën e Veriut.

“Po heqin fondet e policisë. Emigracioni ilegal po shpërthen sërish dhe papunësia është jashtë kontrollit”, vijoi më tej Trump.

“Duhet ti mundim në zgjedhjet e mes-mandatit. Nuk kanë zgjidhje tjetër”, shtoi Trump para 1200 qytetarëve në Greenville.

Ndërkohë nuk kanë munguar as akuzat ndaj Anthony Fauci: “Ka gabuar mbi gjithçka por është gjithmonë në televizion, më shumë se çdo politikan tjetër”.