TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një burrë ka marrë urdhër mbrojtje në Tiranë, pasi ka kallëzuar bashkëshorten sepse është ndierë i kërcënuar.
Policia bën me dije se çifti i bashkëshortëve, të cilët janë në proces divorci, janë përplasur dhe konfliktuar një ditë më parë.
Pas këtij sherri, burri i është drejtuar Komisariatit të Policisë me pretendimin se gruaja e tij e ka kanosur me fjalë.
“Më datë 06.06.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen D. Ç., 37 vjeçe, pasi në rrugën “Siri Kodra”, ka kanosur me fjalë bashkëshortin, me të cilin ndodhet në proces divorci. Bashkëshortit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes”, njofton policia.