AKTUALITET, 1 Gusht 2019, 12:06

Nuk ka paqe toka në Korçë, vetëm sot dhjetë goditje tërmeti. Ja sa ballë ishin


Qarku i Korçës është tronditur sërish nga tërmet, ku deri tani janë regjistruar 10 goditje tërmeti.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, në orët e para të mëngjesit janë regjistruar dy tërmete, i pari me magnitudë 2.7 dhe tjetri më i fortë me magnitidë 3.

Ndërkohë që më pas pati shumë pasgoditje të tjera, për fat me magnituda në ulje.

Goditja e fundit e regjistruar sipas IGEJUM është me epiqendër 7 km në Veri Perëndim të Nikolicës së Korçës, me magnitudë 1.2.

Kujtojmë se këto goditje pasojnë ato të një dite më parë, që shkaktuan panik të madh ndër banorët, aq sa shumë prej tyre e panë të udhës ta kalonin natën jashtë.

Tërmetet dje

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, deri më tani janë regjistruar katër lëkundje, ku më e forta ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter me epiqendër 10 km në juglindje të Dardhës, në orën 16:21.

Për momentin nuk dihet ende nëse ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.

Kujtojmë se prej 1 qershorit, qarku i Korçës u godit nga tërmete të njëpasnjëshme, ku lëkundjet e forta shkaktuan dëme të konsiderueshëm materiale, ndërsa dhjetëra persona mbetën pa shtëpi.