AKTUALITET, 17 Janar 2020, 12:04

Muajt, ditët dhe orët kur ndodhin më shumë aksidente në Shqipëri

Muajt, ditët dhe orët kur ndodhin më shumë aksidente në


Policia e shtetit analizon kohën se kur ndodhin aksidentet si dhe ku ndodhin.

Statistikat u prezantuan nga drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu në tryezën e organizuar sot paradite për të prezantuar një analizë të situatës dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Rrugor, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore.

Qytetet ku ndodhin më shumë aksidentet me vdekje

Tirana me 50 viktima

Durrësi me 34 viktima

Fieri me 32 viktima

Muajt kur ndodhin më shumë aksidente

Në Gusht 152 aksidente

Në Qershor 131 aksidente

Në Dhjetor 135 aksidente

Numri më i madh i të vrarëve në rrugë

Në Qershor 26 të vrarë

Në Tetor 25 të vrarë

Në Korrik numri më i madh i të plagosurve rëndë

Ditët kur ndodhin më shumë aksidente

Të hënën 233 aksidente

Të premten 230 aksidente

Të dielën 214 aksidente

Oraret kur ndodhin aksidentet

Ora 08:00 - 12:00 paradite

Ora 14:00 – 17:00 pasdite

Ku ndodhin aksidentet?

Në rrugë lokale 188 aksidente

Në rrugë urbane dytësore 399 aksidente

Në rrugë urbane kryesore 426 aksidente

Në rrugë interurbane dytësore 299 aksidente

Në rrugë interurbane kryesore 150 aksidente

Në autostrada 31 aksidente.