LIFESTYLE, 23 Dhjetor 2018, 10:08

Festivali i RTSH-së/ Jonida Maliqi zgjidhet përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovizion”

Festivali i RTSH-së/ Jonida Maliqi zgjidhet përfaqësuese e

Mbrëmjen e djeshme në natën finale të festivalit të RTSH-së, këngëtarja Jonida Malioqi është zgjedhur përfaqësuesja e Shqipërië në kompeticionin më të madh muzikor në botë, “Erovizion”, që pritet të mbahet në Izrael.

Jonida Maliqi u shpall fituese e festavilit të 57 në RTSH me këngën “Ktheju tokës” me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit. Këngëtarja fitoi 228 pikë nga juria.

“Nuk e besoj dot! Falenderoj ata që e krijuan këtë këngë!”- u shpreh ajo mes emocionesh.

Vendi dytë shkoi për Ledia Lufi dhe i treti për Eranda Libohovën. Ndërkaq Marko Strazimiri dhe Imbro  ishin fitues të çmimit të të rinjve, ndërsa çmimi i medias ishte për Eranda Libohovën.