TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reperi i njohur kosovar Capital T, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për qytetarët që po protestojnë në Shqipëri, duke u bërë thirrje mediave në Kosovë që t’u kushtojnë më shumë vëmendje zhvillimeve në vend.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, artisti vuri theksin te rëndësia e informimit të drejtë dhe të pavarur, duke kërkuar që zëri i protestuesve të mos mbetet në hije. Ai nënvizoi se gazetaria ka një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e së vërtetës, evidentimin e shkeljeve të mundshme dhe informimin e publikut për çështje me interes të përgjithshëm.
Pas këtij reagimi publik, sipas një audioje të publikuar, Capital T është kontaktuar në telefon nga një person që prezantohet si oficer policie në Tiranë.
Gjatë telefonatës, efektivi e pyet reperin për vendndodhjen e tij dhe kohën kur planifikon të rikthehet në kryeqytetin shqiptar. Artisti përgjigjet se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se ende nuk ka një datë të përcaktuar për kthimin.
Në vijim të bisedës, personi në telefon i kërkon këngëtarit të mos e ndërpresë telefonatën dhe e pyet për identitetin e tij. Pasi konfirmon se është Trim Ademi, artistit i thuhet se, kur të mbërrijë në Tiranë, duhet të paraqitet pranë zyrës së efektivit për të sqaruar një rrethanë të caktuar.
Në komunikim, oficeri shprehet se çështja nuk mund të diskutohet përmes telefonit dhe se nevojitet një bisedë nga afër. Megjithatë, nga përmbajtja e telefonatës nuk bëhet e qartë se për çfarë çështjeje konkrete kërkohet sqarimi.
Biseda në telefon:
Niko kurti: Jam oficer te Myslim Shyri në Tiranë. Ku jeni?
Capital T: Mirëmëngjes, jam në Amerikë.
Niko kurti: Kur do ktheheni.
Capital T: Nuk kam ndonjë datë. Më pyet.
Niko kurti: Nuk është bised që bëhet në telefon. Kur ke ik në Amerikë?
Capital T: Kam ca ditë?
Niko kurti: Një sekond mos ma mbyll, një sekond të lutem!
Capital T: Këtu jam pa merak.
Niko kurti: Më dëgjon tani, nuk ma the kush ishe?
Capital T: Kë kërkon vëlla?
Niko kurti: Trim Ademi je?
Capital T: Po
Niko kurti: Kur të vish do të pyes, të sqaroj për një rrethanë.
Capital T: Po mirë për ca bëhet fjalë
Niko kurti: Mos u shqetëso se me qenë sdo të merrnim në telefon. Kur të vish në Tiranë hajde këtu te puna dhe flasim./ Dosja.al