AKTUALITET, 21 October 2026, 20:42

Nesër protestë para Kuvendit, thirrje për të mos lejuar deputetët të hyjnë në godinë

Nesër protestë para Kuvendit, thirrje për të mos lejuar

Protestuesit kanë bërë thirrje për një tjetër protestë ditën e nesërme, në orën 09:00, para godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

Thirrja është që protestuesit të mblidhen në Parlament dhe të mos lejojnë deputetët të hyjnë në godinë.

Ndërkohë, protesta e sotme në qendër të Tiranës po shkon drejt fundit.

Tubimi i sotëm shënon ditën e nëntë të protestave, të shoqëruara që prej nisjes me tensione dhe përplasje me policinë.