TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në media lidhur me kompaninë “MobAL”, duke e cilësuar atë si të pavërtetë dhe shpifës.
Përmes një reagimi publik, Gonxhja akuzon disa portale se përhapin qëllimisht dezinformim, me synimin për të nxitur urrejtje, për të dëmtuar figurën e përfaqësuesve të qeverisë dhe për të minuar besimin e publikut te deputetët dhe ministrat.
“Fake news! Në fakt lajme të një niveli shpifjeje e banaliteti që të vjen dhe zor t’u kushtosh kohë a hapësirë postimi, por fatkeqësisht këtë epokë jetojmë! Portale palaço që fyejnë publikun duke e keqinformuar qëllimisht, për të nxitur urrejtje, për të baltosur ç’t’u dalë para, duke njollosur këdo që u bën punë për planin neveritës të poshtërimit të qeverisjes dhe minimit të besimit tek deputetë e ministra pa asnjë bazë! Nxi, vill vrer dhe gënje mbi dikë që të përhapësh negativitet e që të fabrikosh pakënaqësi tek popullata që konsumon këto burime të ndyra spekulative!”, shkruan Gonxhja.
Ministri mohon gjithashtu pretendimet për ekzistencën e një partneriteti publik-privat (PPP) apo të ndonjë lidhjeje mes tij dhe aktiviteteve të familjes së tij me kompaninë “MobAL”.
“Nuk ekziston asgjë e tillë mbi një PPP apo kurrfarë lidhje mes meje dhe aktiviteteve të familjes me kompaninë MobAL!”, thekson ai.
Reagimi i Gonxhjas vjen pas publikimit të lajmit që lidhet me kompaninë “MobAL”, të cilin ministri e ka kundërshtuar, duke e cilësuar si dezinformim dhe duke mohuar pretendimet e ngritura.