AKTUALITET, 21 October 2026, 19:57

I pashqetësuar nga tensionet, qytetari bën vrapimin e mbrëmjes para Kryeministrisë mes gurëve dhe molotovëve

I pashqetësuar nga tensionet, qytetari bën vrapimin e mbrëmjes

Një moment i çuditshëm është shpalosur sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ teksa tensionet mes protestuesve dhe policisë kanë rinisur. 

Edhe pse para Kryeministrisë protestuesit hidhnin molotovë e kapsollë, një qytetar ka kaluar para tyre i pashqetësuar për të bërë vrapimin e mbrëmjes.

I veshur sportiv kalon mes turmës së protestuesve dhe policëve dhe vijon itinerarin e vrapimit të tij të mbrëmjes