TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës studentore të 20 tetorit në Tiranë, ku një i ri ka pësuar disa plagë në trup pasi dyshohet se është qëlluar disa herë me plumba gome nga efektivët e policisë.
I riu ka shenja të dukshme gjakosjeje në krah, shpinë dhe në pjesën e brinjëve.
Pamjet ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën e përdorimit të plumbave të gomës gjatë ndërhyrjes së policisë për menaxhimin e protestës.
Sipas protokolleve për përdorimin e këtyre mjeteve, duhet të respektohen distancat dhe rregullat përkatëse, me qëllim shmangien e dëmtimeve të rënda te personat e goditur.
Në rastet kur përdoren plumba gome, policia duhet të synojë pjesën e këmbëve, për të minimizuar rrezikun e dëmtimeve serioze.
Pamjet e publikuara rikthejnë vëmendjen te përdorimi i forcës nga policia gjatë protestave dhe te nevoja për respektimin e procedurave të sigurisë gjatë ndërhyrjeve ndaj protestuesve.