AKTUALITET, 22 Dhjetor 2018, 14:43

“Nuk do të ndahem këmba-këmbës”. Kryemadhi te konviktet e inxhinierisë fill pas Ramës

“Nuk do të ndahem këmba-këmbës”. Kryemadhi te

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nga konviktet e studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama të heq dorë nga mashtrimet.

Sipas saj, Rama nuk mund të fallsifikojë investimet e qeverisë gjermane siç bëri me fallsifikimin e firmës së Sekretarit të Shtetit Amerikan, sa i përket projektit për rikonstruksionin e konvikteve të inxhinierisë.

Ajo tha se, projekti që Edi Rama del dhe e reklamon si investim të qeverisë së tij është një financim i bërë nga qeveria gjermane që në vitin 2011 dhe i parashikuar të përfundonte me 20 dhejtor të këtij viti.

Sipas saj, Rama po mundohet t’a përvetësojë dhe t’a vjedh këtë investim siç është munduar të vjedhë gjithçka tjetër.

“Ai duhet të kuptojë se  mjaft më me mashtime. Duhet t’ju heqi lehtësirat oligarkëve të tij dhe të investojë në arsim dhe tek studentët. Iku koha kur mashtroje dhe fallsifikoje dokumenta dhe firma por nuk e fallsifikon dot më realitetin e shqiptarëve,” – u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi iu drejtua kryeministrit duke i thënë se: “Nuk do të ndahem këmba-këmbës, për të demaskuar vjedhjet që bën në Shqipëri”.