AKTUALITET, 22 Dhjetor 2018, 14:32

Kapet tjetër sasi droge, dy shqiptarë në pranga, mes tyre një femër

Kapet tjetër sasi droge, dy shqiptarë në pranga, mes tyre

Policia greke ka bllokuar sot një tjetër sasi prej 60 kg marijuanë, që vinte nga kufiri greko-shqiptar, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë dhe një grek. Bëhet fjalë për tre të rinj, djali 30 vjeç dhe vajza 22 vjeçe, si dhe greku, një 29-vjeçar.

Mësohet se droga u gjet në mjetin që udhëtonin tre të arrestuarit, të cilët pavarësisht tentativës për t’u arratisur, u kapën sot në mëngjes në Amotopo të Artës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 kg e 610 gram marijuanë dhe 6 celularë.