AKTUALITET, 22 Dhjetor 2018, 12:36

Zjarr në kutinë e shpërndarjes elektrike në Elbasan, panik te familjet pranë zonës

Zjarr në kutinë e shpërndarjes elektrike në Elbasan, panik

Një zjarr ka rënë në një boks të shpërndarjes së rrjetit elektrik në qytetin e Elbasanit.

Zjarri ka rënë në një kryqëzim pranë bashkisë në lagjen "Çlirimi". Situata ka shkaktuar panik te familjet pranë zonës ku ka rënë zjarri.

Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në në vendngjarje për të shuar flakët. Ndërkohë është ndërprerë furnizimi me energji për të evituar pasojat e zjarrit që dyshohet se është shkaktuar nga mbingarkesa në rrjet.