TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me ndryshimin e ligjit për tatimin mbi fitimi I cili u miratua për herë të dytë nga mazhoranca pas kthimit nga Presidenti Meta, duke e quajtur haptazi si anti-kushtetuese.
Manjani citon nenin 9 të atij ligji përmes të cilit ai shpjegon se lehtësia fiskale ka fuqi prapavepruese ku sipas tij do të thotë se kjo shtrihet në kohën e para veprimit të këtij ligji.
Duke përmendur edhe nenin 155 të Kushtetutës i cili përcakon se, “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese,” – Manjani shkruan se “Kushtetuta ka rënë”, sepse sipas tij, Kushtetua NDALON rreptësisht që një ligj fiskal të veprojë në kohën e para hyrjes së tij në fuqi!
Satusi i Manjanit:
E pa imagjinueshme!
Nuk është as interpretim, as supozim, as sharje as paragjykim, por fakt.
Ligji për ndryshimet në tatimin mbi fitimi, të cilin miratuan për së dyti, ps kthimit nga Presidenti i Republikës, është HAPTAZI e DUKSHËM kundër Kushtetutës.
Lexojini vetë ti kuptoni! Janë fare të thjeshta. Nuk duhet të jesh jurist të kuptosh këtë shkelje të hapur të Kushtetutës!
Neni 9 i atij ligji thotë:
“Në nenin 38, “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 9 me këtë përmbajtje: Norma e tatimit mbi dividendin në shkallën 8 % do të aplikohet edhe për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kusht që tatimi mbi dividendin, që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019, ndërsa tatimi mbi dividendin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.”.
Pra, lehtësia fiskale ka fuqi prapavepruese, dmth shtrihet në kohën e para veprimit të këtij ligji.
Ndërkohë Kushtetuta në nenin 155 të saj përcakton se:
“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”
Pra Kushtetua NDALON rreptësisht që një ligj fiskal të veprojë në kohen e para hyrjes së tij në fuqi!
Nuk e di se ç’duhet më shumë, për të kuptuar se Kushtetuta ka rënë!!!
Arroganca politike sot është mbi Kushtetutën e mbi Republikën!
Gjykata Kushtetuese nuk ekziston….