AKTUALITET, 22 Dhjetor 2018, 13:38

Sekuestrohet heroinë dhe hashash çokollatë, kapen tre shqiptarë

Sekuestrohet heroinë dhe hashash çokollatë, kapen tre

Policia greke ka sekuestruar një sasi drogash të forta, ndërsa në pranga ranë tre shqiptarë.

Mësohet se aksioni u mbajt në Athine, ndërsa në cilësinë e provës materialet u sekuestruan në një banesë 15 kg marijuanë, 2.5 kg hashash çokollatë, 1.1 kg kokainë, 1 peshore, 25 fishekë, etj.,

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarëve të arrestuar, ndërsa ata janë të moshave 33, 38 dhe 49 vjeç.

Shqiptarët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike, ndërsa aktualisht qëndrojnë në paraburgim.