AKTUALITET, 27 Tetor 2019, 15:46

Nuabueze goleador, Laçi i Cungut i jep leksion futbolli edhe Vllaznisë

Nuabueze goleador, Laçi i Cungut i jep leksion futbolli edhe

Vazhdon transformimi i Laçit nën drejtimin e Armando Cungut. Skuadra kurbinase, në pak ditë ka arritur dy fitore shumë të rëndësishme me rezultat identik 3-0 duke mposhtur në mesjavë fillimsht Teutën e sot Vllazninë. Ashtu si në ndeshjen e parë ka qenë një leksion i mirëfilltë futbolli për kundërshtarin, që thuajse nuk ishte në fushën e loëjs dhe në momentin që nuk arriti të kontrollonte Kirian Nuabueze u ndëshkua rëndë.

Sulmuesi ishte në hije për pak më shumë se 30 minuta lojë, por tregoi potencialin e tij me golin e avantazhit duke shënuar mes tre mbrojtësish kundërshtarë. Një aksion i ngjashëm ishte edhe ai i pjesës së dytë të ndeshjes, kur sulmuesi dyfishoi shifrat duke treguar gjithnjë e më shumë se do të jetë protagonist i padiskutueshëm i kampionatit shqiptar. Edhe goli i tretë i shënuar nga Lushkja erdhi nga këmbët e tij, pasi ai nisi aksionin që përfundoi me topin në rrjetë.

Tri pikët e bashkojnë Laçin me grupin e skuadrave të ngjeshura që pretendojnë kreun e Europën, ndërsa te Vllaznia fillojnë të bien këmbanat e alarmit pasi shkodranët kanë filluar të pësojnë gola shumë lehtë.