AKTUALITET, 24 Korrik 2020, 13:37

I shpallur në kërkim për shpërdorim dokumentesh, kapet oficeri i kredisë në Fier

I shpallur në kërkim për shpërdorim dokumentesh, kapet


Policia e Fierit ka vënë në pranga një 31 vjeçar të shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Sipas uniformave blu, i arrestuari është punonjës i një fondacioni financiar jobankar.

31-vjeçari, duke qën oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive i ka përfituar vet.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin:

E. B., 31 vjeç, banues në Lushnje. (Punonjës i një fondacioni financiar jobankar).

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

31-vjeçari, duke qene oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive i ka përfituar vet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.